Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Besnik Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të pakos së pesë ligjeve për drejtësinë: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 15:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Besnik Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të pakos së pesë ligjeve për drejtësinë: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar mënyrën se si po trajtohet pakoja e pesë ligjeve që lidhen me reformën në sistemin e drejtësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri ka thënë se është shqetësuese që kjo reformë po shtyhet përpara pa u përfshirë realisht komentet dhe rekomandimet e shoqërisë civile, si dhe amendamentet përmbajtësore të opozitës. Ai ka vlerësuar se një proces i tillë nuk mund të konsiderohet reformë gjithëpërfshirëse, nëse injorohen zërat e akterëve që duhet të jenë pjesë e tij. Sipas Tahirit, reforma në drejtësi duhet të bëhet përmes dialogut, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes, e jo përmes proceseve të njëanshme politike. “Reforma në drejtësi nuk bëhet duke përjashtuar, duke injoruar dhe duke imponuar. Bëhet përmes dialogut, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes. Drejtësia nuk mund të reformohet me procese të njëanshme politike. Pra, reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka!”, ka shkruar Tahiri, transmeton Bota sot.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar