Kronikë
Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se sulmoi të dashurën dhe qëlloi me armë drejt saj
Reklamë e Sponsorizuar
Një person është arrestuar më 23 nëntor në Vushtrri, nën dyshimin se ka sulmuar të dashurën e tij me një mjet të fortë dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të saj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar fillimisht në emergjencën e Vushtrrisë, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Me urdhër të prokurorit, policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur tre fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy karikatorë të zbrazët të armës së gjatë.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: