Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Prokuroria dhe Policia në Pejë diskutojnë për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Prokuroria dhe Policia në Pejë diskutojnë për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës
Ushtruesja e Detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, së bashku me prokurorët e Departamentit për Krime të Rënda, ka mbajtur takim me Drejtorin e ri të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Faton Alija, dhe zinxhirin komandues të këtij institucioni. Në këtë takim, të udhëhequr nga u.d. Kryeprokurorja Disha-Haxhosaj, temë kryesore e diskutimit ishte trajtimi dhe zbardhja e rasteve të vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës, të cilat kanë ndodhur në territorin në kompetencë të Prokurorisë Themelore në Pejë. Me këtë rast, u.d. Kryeprokurorja Disha-Haxhosaj kërkoi nga prokurorët e kësaj prokurorie dhe zinxhiri komandues i Policisë Rajonale që të intensifikojnë bashkëpunimin dhe koordinimin institucional, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e këtyre rasteve, identifikimin e kryerësve të veprave penale dhe vënien e tyre para drejtësisë. Ajo theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët të prokurorëve të shtetit dhe hetuesve policorë, si dhe nevojën që çdo informacion dhe provë relevante të trajtohet me seriozitetin dhe profesionalizmin e duhur. Prokuroria Themelore në Pejë inkurajon të gjithë qytetarët, familjarët e viktimave dhe personat e tjerë që posedojnë informacione të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të këtyre rasteve, që të bashkëpunojnë me Prokurorin e Shtetit dhe Policinë e Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar