Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Liverpooli është i kënaqur me paraqitjet e Ronald Araujos

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Liverpooli është i kënaqur me paraqitjet e Ronald Araujos
Liverpooli është i kënaqur me paraqitjet e Ronald Araujos dhe dëshiron ta mbajë mbrojtësin uruguaian edhe pas përfundimit të huazimit. Megjithatë, klubi anglez nuk është i gatshëm të paguajë 55 milionë euro, aq sa është vlera e opsionit të blerjes të përfshirë në marrëveshjen me Barcelonën. Sipas raportimeve të “Sport”, drejtuesit e Liverpoolit synojnë të negociojnë një çmim dukshëm më të ulët, madje afër gjysmës së shumës së përcaktuar fillimisht. Klubi nga “Anfield” planifikon që bisedimet me Barcelonën t’i zhvillojë në fund të sezonit, duke shpresuar të përfitojë nga situata kontraktuale e futbollistit dhe paga e tij e lartë. Liverpooli beson se mund të krijojë kushte më të favorshme për transferimin përfundimtar të 27-vjeçarit, i cili është përshtatur mirë në Premierligë dhe ka fituar besimin e stafit teknik. Nga ana tjetër, Barcelona duhet të vendosë nëse do të pranojë një ofertë më të ulët apo do ta rikthejë Araújon në skuadër. Futbollisti thuhet se ndihet mirë në Angli dhe dëshiron ta vazhdojë aventurën në Liverpool, një rrethanë që mund t’i ndihmojë anglezët në negociata.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar