Kronikë
Një muaj paraburgim të dyshuarit për ngacmim seksual të të miturës
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosovë, i caktoi masën e paraburgimit një muaj të pandehurit L.Z, për veprën penale të ngacmimit seksual.
“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rreziku që i pandehuri nëse lihet në liri, të ndikojë në të dëmtuarën e mitur, e cila është dëshmitarja kryesore në këtë çështje penale apo në çfarëdo mënyre edhe tek familja e të dëmtuarës.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.
Gjykata vlerësoi se nëse i pandehuri lihet në liri ekziston mundësia reale që të përsërisë veprime të ngjashme ndaj të dëmtuarës së mitur.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: