Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Rexhepi emërohet trajner i ri i Bregallnicës

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 14:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rexhepi emërohet trajner i ri i Bregallnicës
Bregallnica e Shtipit ka reaguar shpejt pas shkarkimit të trajnerit Mijalçe Proshev, duke emëruar Xhengis Rexhepin në krye të shtabit teknik. Trajneri me përvojë dhe karrierë ndërkombëtare do të marrë drejtimin e skuadrës nga Shtipi, me synimin për të sjellë stabilitet dhe rezultate pozitive në vazhdim të sezonit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Bregallnicës, i cili ka konfirmuar emërimin e trajnerit të ri. Rexhepi gjatë karrierës së tij ka drejtuar disa skuadra, përfshirë Besën, Llapin, Dukagjinin, Lirinë, Feronikelin, Trepçën dhe Vëllaznimin. Ai gjithashtu ka punuar si ndihmëstrajner te Sivasspori në elitën e futbollit turk, ndërsa nga viti 2017 deri më 2021 ishte pjesë e stafit të përzgjedhësit Igor Angellovskit në kombëtaren e Maqedonisë së Veriut. Tashmë, Rexhepin e pret një sfidë e re në futbollin maqedonas, ku do të synojë të lërë gjurmë në drejtimin e Bregallnicës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar