Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Nga pritjet fantastike në fushë e deri te roli i ri tek Partizani

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 14:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nga pritjet fantastike në fushë e deri te roli i ri tek Partizani
Alban Hoxha mbush sot 39 vjeç. Ish-portieri i Partizanit dhe njëkohësisht i Kombëtares shqiptare feston ditën më të rëndësishme të jetës, teksa ka marrë edhe urimin nga klubi i tij i zemrës. Është klubi i Partizanit që i ka dedikuar një postim Alban Hoxhës, duke i uruar 100 vite të lumtura dhe sa më shumë suksese me fanellën e kuqe. Ndërsa në foto, shihet Hoxha në çaste të ndryshme të karrierës, si portier dhe si pjesë e stafit teknik të të kuqve. Kujtojmë se Alban Hoxha u tërhoq nga futbolli si profesionit më 1 korrik të këtij viti, për të marrë përgjegjësi të reja me Partizanin si trajner i portierëve. Me “Demat e Kuq”, ai u aktivizua në portë në 360 ndeshje, duke pranuar vetëm 278 gola ndërsa e mbajti portën e paprekur në 158 raste. Alban Hoxha ka veshur po ashtu fanellën e Dinamos, Besës së Kavajës, Kastriotit dhe Apolonisë. Gjithashtu, ai ka qenë pjesë e Kombëtares duke u aktivizuar në vetëm 4 ndeshje gjithsej.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar