Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kosova përballet me Rusinë të premten

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 14:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kosova përballet me Rusinë të premten
Kombëtarja e Kosovës në hendboll për femra ka mbërritur në Kranevo të Bullgarisë, ku po zhvillon përgatitjet për ndeshjet e radhës në kuadër të IHF Nations Trophy. Përzgjedhësi Nenad Shoshtariq ka nisur punën me ekipin, me synimin që hendbollistet të jenë sa më të përgatitura për sfidat që i presin. Kosova fillimisht do të përballet me Belgjikën të enjten, ndërsa të premten, më 27 nëntor, e pret një përballje mjaft sfiduese ndaj Rusisë. Kosova synon të paraqitet sa më mirë dhe të kërkojë rezultate pozitive në këto ndeshje. Optimizëm para debutimit në ekipin A ka shprehur edhe hendbollistja Agnesa Hysa, e cila për herë të parë është pjesë e grumbullimit të kombëtares seniore. “Është hera e parë për mua në grumbullimin e Kombëtares A. Kemi ndeshje shumë të rëndësishme. Vajzat më kanë pritur shumë mirë, atmosfera është shumë e mirë dhe shpresoj që të arrijmë fitore”,ka deklaruar Hysa.Kosova është në grupin A me Belgjikën dhe Rusinë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar