Sport
Aflatoksina në qumështin VITA: Laboratori ndërkombëtar rrëzon pretendimet e AUV-së, kompania kërkon llogaridhënie publike
Reklamë e Sponsorizuar
Qumështorja VITA ka dalë me një reagim zyrtar pas shqetësimeve të ngritura nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) lidhur me nivelin e aflatoksinës M1, duke bërë publike gjetjet e reja të analizuara në një laborator të certifikuar në Bullgari.
Sipas të dhënave të bëra të ditura nga vetë kompania, analizat e kryera në institucionin laboratorik “Alimenti Omnilab” në Bullgari, duke përdorur metodologjinë e avancuar HPLC, kanë konstatuar vetëm 0.008 µg/kg aflatoksinë M1 te produkti Qumështi Vita 3.2% UHT, i cili mban datën e prodhimit 18.07.2026 dhe atë të skadimit 18.01.2027.
Në njoftimin e saj, VITA thekson se ky tregues është jashtëzakonisht larg kufirit maksimal të lejuar prej 0.050 µg/kg, i cili përcaktohet qartësisht nga standardet e Bashkimit Evropian dhe ligjet në fuqi në Kosovë.
Duke iu referuar shifrës prej 0.065 µg/kg të publikuar më parë nga AUV, nga kompania bëjnë me dije se ky informacion u komunikua ekskluzivisht përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pa ndonjë njoftim paraprak.
Në këtë linjë, VITA pohon se ende nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar, shkresë apo raport të mirëfilltë laboratorik nga ana e institucionit shtetëror, pavarësisht insistimit dhe kërkesave të herëpashershme të drejtuara atyre.
Përballë kësaj situate, drejtuesit e qumështores kanë kërkuar nga zyrtarët kompetentë të AUV-së që të ofrojnë shpjegime publike lidhur me mënyrën e interpretimit të rezultateve të Institutit AGES, procedurat analitike të ndjekura dhe mungesën e transparencës institucionale në këtë proces.
Në mbyllje të reagimit të tyre, përfaqësuesit e VITA-s kanë qetësuar opinionin publik dhe konsumatorët, duke rikonfirmuar përkushtimin e palëkundur ndaj cilësisë dhe sigurisë ushqimore, si dhe duke paralajmëruar se do të ndjekin çdo rrugë për të zbardhur plotësisht të vërtetën rreth këtij rasti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: