Politikë
Vizita e ministrit Sveçla në Japoni: Theksohet nevoja për partneritet të ngushtë në siguri dhe digjitalizim
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në shtetin japonez, ka zhvilluar një takim zyrtar me homologun e tij, ministrin për Punë të Brendshme dhe Komunikim të Japonisë, Hisayuki Fujii.
Krerët e dy dikastereve kanë shqyrtuar fushat e mundshme për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh, duke i dhënë prioritet çështjeve që lidhen me sigurinë publike, ndarjen e informacioneve, përballimin e situatave të emergjencave civile, si dhe mbrojtjen nga sfidat e sigurisë kibernetike.
Gjatë këtij takimi, ministri Sveçla ka përcjellë falënderimet e tij për ndihmën e deritanishme që Tokio zyrtar i ka dhënë Kosovës, e cila ka luajtur rol kyç në avancimin dhe forcimin e strukturave institucionale vendase.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: