Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Skandali në Iran: Gjyqtari pezullohet pas fyerjeve ndaj familjes së Jasir Asanit, dënohet edhe sulmuesi kuqezi

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 11:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skandali në Iran: Gjyqtari pezullohet pas fyerjeve ndaj familjes së Jasir Asanit, dënohet edhe sulmuesi kuqezi
Një incident i rëndë ka tronditur futbollin iranian, duke sjellë masa disiplinore si për gjyqtarin anësor Alireza Ildorom, ashtu edhe për sulmuesin e njohur shqiptar, Jasir Asani. Gjyqtari është ndëshkuar me dy muaj pezullim nga aktivitetet e arbitrimit, pasi u konfirmua se kishte fyer rëndë familjen e lojtarit. Klubi i Esteghlalit kishte bërë apel duke kërkuar një masë më të rëndë ndëshkimore për zyrtarin, mirëpo vendimi mbeti në fuqi. Nga ana tjetër, as futbollisti shqiptar nuk i ka shpëtuar ndëshkimit. Për shkak të një gjesti të pahijshëm që bërë si reagim ndaj provokimit, Asani është penalizuar nga Komisioni Disiplinor i Federatës Iraniane të Futbollit me një gjobë prej 500 milionë tomanësh (afërsisht 1700 euro) dhe dy ndeshje pezullim, ku njëra prej tyre është me kusht deri në fund të edicionit garues. Të vërtetën rreth këtij konflikti e ka zbuluar dhoma e VAR-it. Gjatë sfidës ndërmjet Esteghlal Teheran dhe Esteghlal Khuzestan, Ildorom dhe Asani u përfshinë në një përplasje verbale. Sistemi i regjistrimit audio në dhomën e VAR-it ka kapur qartë fjalët fyerëse të arbitrit drejtuar familjes së sulmuesit, gjë që solli edhe reagimin e këtij të fundit në fushën e blertë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar