Sport
Naser Rugova shpërthen ndaj etiketimeve: Fyerja ndaj veprimtarëve të vrarë kalon çdo kufi njerëzor
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka reaguar ashpër ndaj akuzave dhe etiketimeve që i janë bërë partisë dhe personaliteteve të saj, duke i quajtur ato përpjekje për të njollosur bashkëpunëtorët e kauzës kombëtare përmes lidhjeve të rreme me shërbimet sekrete serbe.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rugova ka theksuar se faktet për historikun e secilit janë tashmë të njohura, ndërsa ka dënuar në formën më të rëndë përdorimin e emrave të atyre që dhanë jetën për vendin për qëllime baltosjeje.
Sipas tij, kapërcimi i çdo norme morale përmes lojës me figurat e viktimave është një qasje që vetëm strukturat armiqësore do ta ndërmerrnin.
“Tanimë dihet mirë se kush ka bashkëpunuar me UDB-në, me kënd janë miq dhe kujt i kanë shërbyer këta njerëz edhe pas lirisë së Kosovës. Disa e kanë pranuar vetë, disa të tjerëve po ju dalin faktet, do dalin edhe për plot të tjerë që kokorisen në studio televizive që kanë financime të dyshimta”, ka shkruar ai.
Në vijim të reagimit të tij, ish-ligjvënësi ka shtuar se fyerja e patriotëve të rënë në pabesi përbën një akt të papranueshëm, duke e mbyllur me një mesazh të prerë: “Por të ofendosh veprimtarët dhe patriotët të vrarë tradhëtisht dhe të luhet me kufoma, kjo vërtetë kalon çdo kufi moral dhe njerëzor! Vetëm sllavët - serbët e bëjnë këtë!”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: