Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Suad Keqi thur lëvdata për Franco Fodën: Është strategu ideal për Kombëtaren e Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 10:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Suad Keqi thur lëvdata për Franco Fodën: Është strategu ideal për Kombëtaren e Kosovës
Trajneri i mirënjohur, Suad Keqi, ka shprehur mbështetje të fuqishme për përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, duke e vlerësuar atë si teknikun më të përshtatshëm që ka drejtuar ndonjëherë "Dardanët". I ftuar në emisionin SportCast, Keqi ka vënë në pah se kalimi i Kosovës në Ligën B të Ligës së Kombeve është kryesisht meritë e trajnerit gjerman, duke admiruar bagazhin e tij taktik dhe teknik. Ndër të tjera, ai ka bërë thirrje për një qasje më të balancuar në vlerësimin e punës së Fodës, duke kujtuar se sporti i lëkurës së rrumbullakët përfshin fitoret, barazimet dhe disfatat. Sipas tij, nuk është e drejtë që strategu të madhërohet pas triumfeve dhe të atakohet pa maturi pas çdo pengese. “Unë mendoj që është trajneri më i mirë dhe më i duhuri që ka pasur Kosova deri më tani. Pse?...Unë mendoj se Franco Foda është trajneri më i mirë që ka pasur Kosova deri më tani, e për më vonë të shohim. Edhe taktikisht edhe teknikisht, të gjitha sepse ne kur fitojmë, si popull, i gëzohemi të gjithë, është shumë në rregull, mirëpo kur humb, lojë është. A ndodhin gabime? Ndodhin, sepse është futboll, në futboll janë tri rezultatet, të tjera nuk ka, është fitorja, humbja dhe barazimi, kur po fitojmë mirë, kur po humbim keq, ngadal. Është dora e trajneri që ne kemi arritur edhe te Grupi B”, ka deklaruar Keqi. Pavarësisht pengesës dhe humbjes me rezultatin 3:0 kundër Republikës së Irlandës në takimin e fundit të zhvilluar në Dublin, përfaqësuesja kosovare e mbylli këtë cikël të Ligës së Kombeve në vendin e tretë të Grupit B3, duke tubuar gjashtë pikë dhe duke ruajtur kështu statusin në Ligën B edhe për edicionin e ardhshëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar