Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Bashkim Jashari pret gjeneralmajor Ferdinant Dimon: Fókusi tek arsimimi dhe trajnimi ushtarak

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 10:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bashkim Jashari pret gjeneralmajor Ferdinant Dimon: Fókusi tek arsimimi dhe trajnimi ushtarak
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka zhvilluar një takim zyrtar me komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Ferdinant Dimo. Sipas njoftimit zyrtar të FSK-së, drejtuesit e lartë ushtarakë riafirmuan vullnetin e ndërsjellë për zgjerimin e partneritetit dhe forcimin e lidhjeve mes dy institucioneve të mbrojtjes. Ata vlerësuar se bashkëpunimi në segmentin e shkollimit dhe edukimit ushtarak luan një rol kyç në ngritjen profesionale dhe zhvillimin institucional të të dy ushtrive. Në fokus të bisedës ishin po ashtu modalitetet e shkëmbimit të ekspertizës profesionale, si dhe perspektivat për intensifikimin dhe avancimin e mëtejshëm të partneritetit ndërinstitucional. “Gjenerallejtënant Jashari vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy forcave, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe të shkëmbimit të përvojave, në funksion të zhvillimit të mëtejmë të njohurive dhe aftësive profesionale të personelit ushtarak”, bëhet e ditur në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar