Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Shqiponja në Miss Universe: mediat serbe e quajnë “skandal”, Ivezaj thotë se do ta bënte sërish

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 09:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Shqiponja në Miss Universe: mediat serbe e quajnë “skandal”, Ivezaj thotë se do ta bënte sërish
Përfaqësuesja e Malit të Zi në Miss Universe 2026, shqiptarjaMarija Aleksandra Ivezaj, është bërë shënjestër e mediave serbe, pasi gjatë paradës së kostumeve kombëtare në San Juan të Porto Rikos bëri me duar shqiponjën dykrenare. Gjesti u bë më 21 nëntor, në mbrëmjen kur garueset prezantojnë kulturën, traditën dhe historinë e vendit të tyre përmes veshjes. Pak më vonë, 22-vjeçarja publikoi në Instagram edhe fotografi me kostumin kombëtar, ku shfaqet sërish duke bërë shqiponjën. Mediat në Serbi e trajtuan rastin si skandal. "Blic" e cilësoi kështu në titullin e 22 nëntorit, "Kurir" foli për një "shfaqje skandaloze", ndërsa "Telegraf" e prezantoi Ivezajn me titullin se "misica ka bërë tashmë një skandal të madh". Disa media e lidhën simbolin edhe me idenë e të ashtuquajturës "Shqipëri e Madhe". Ivezaj nuk u tërhoq. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo tha se e kishte menduar këtë moment para se të dilte në skenë dhe se shqiponjën e zgjodhi për t'i përfaqësuar vajzat me origjinë shqiptare në Mal të Zi. Sipas saj, është krenare si për prejardhjen shqiptare, ashtu edhe për vendin që përfaqëson, dhe do ta bënte sërish. Ajo shtoi se donte që vajzat nga komunitetet pakicë në Mal të Zi ta ndjenin veten të përfaqësuara në këtë garë, ndërsa gjestin e përshkroi si mënyrë për të nderuar rrënjët e familjes. Kush është Marija Aleksandra Ivezaj Familja e Ivezajt i ka rrënjët në Tuz. Ajo studion Drejtësi në Universitetin e Malit të Zi dhe është e lidhur me nismën "Her Bloom", që mbështet shkollimin e vajzave. Në profilin e saj në Instagram e përshkruan veten si "shqiptare krenare që përfaqëson Malin e Zi". Titullin Miss Universe Montenegro e fitoi në qershor të këtij viti në Tiranë, në një ceremoni të përbashkët ku u zgjodhën edhe përfaqësueset e Shqipërisë dhe të Kosovës për garën botërore. Edicioni i 75-të i Miss Universe, me garuese nga 116 vende dhe territore, mbyllet sonte me finalen në Coliseo de Puerto Rico "José Miguel Agrelot" në San Juan. Shikuesit në Evropë do ta ndjekin finalen në orët e para të së mërkurës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar