Ekonomi
Buxheti i BE-së: Gjermania kryeson sërish si kontribuesi më i madh neto, pasuar nga Franca
Reklamë e Sponsorizuar
Gjermania ka ruajtur pozicionin e saj si kontribuesi kryesor neto në arkën e Bashkimit Evropian edhe gjatë vitit të kaluar, duke derdhur në buxhetin e bllokut plot 14.9 miliardë euro, sipas një analize të publikuar nga Instituti Ekonomik Gjerman (IW).
Ky zhvillim vjen në prag të një samiti të rëndësishëm ku krerët e Bashkimit Evropian do të mblidhen të enjten dhe të premten për të diskutuar Kornizën Financiare Shumëvjeçare për periudhën 2028-2034.
Sipas të dhënave të Institutit IW, shifra e kontributit neto të Berlinit zyrtar shënoi një rritje prej 1.8 miliardë eurosh krahasuar me vitin 2024, periudhë kur kjo vlerë kapte shifrën 13.1 miliardë euro. Ky ndryshim i atribuohet kryesisht zgjerimit të përgjithshëm të buxhetit evropian.
“Franca u rendit e dyta me një kontribut neto prej rreth 5.4 miliardë eurosh, e ndjekur nga Italia me 3.3 miliardë euro. Polonia ishte përfituesja më e madhe neto me 6.7 miliardë euro, përpara Rumanisë me 5.9 miliardë euro,” bëri të ditur instituti gjerman në raportin e tij.
Në një vështrim të të ardhurave për kokë banori, Holanda dalë si paguesi më i madh neto me 179 euro, duke lënë pas ngushtësisht Gjermaninë, e cila regjistroi 178 euro për çdo banor.
Ndërkaq, kur llogaritjet bëhen në raport me Të Ardhurat Kombëtare Bruto, Gjermania vijon të mbajë vendin e parë si kontribuesi më i madh me 0.32%, pasuar nga Holanda me 0.28% dhe Suedia me 0.21%.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: