Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Hajnat bëjnë ‘kërdi’ në këtë biznes në rrugën Podujevë – Prishtinë, vjedhin afër 300 mijë euro

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 08:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Hajnat bëjnë ‘kërdi’ në këtë biznes në rrugën Podujevë – Prishtinë, vjedhin afër 300 mijë euro
Nëntë dyer të thyera, dy sefe të zbrazura dhe plot 275 mijë e 300 euro të vjedhura. Ky është bilanci i një vjedhjeje të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në kompaninë “M-Technologie”, në rrugën Podujevë – Prishtinë, në fshatin Lebanë. Hajnat kanë goditur objektin e kompanisë më 23 nëntor, në intervalin kohor ndërmjet orës 02:00 dhe 04:30 të mëngjesit. Personat ende të paidentifikuar fillimisht kishin thyer derën e hyrjes së objektit, ndërsa pasi kishin depërtuar brenda, kishin vazhduar me thyerjen e tetë dyerve të zyrave të ndryshme të kompanisë. Cak i vjedhjes ishin dy sefe me shuma të konsiderueshme parash, që ndodheshin në zyrën e zëvendësdrejtorit dhe në atë të kontabilitetit. Vetëm nga sefi në zyrën e zëvendësdrejtorit, hajnat kishin arritur të merrnin 100 mijë euro para të gatshme. Në zyrën e kontabilitetit, ata kishin goditur edhe sefin tjetër, nga i cili kishin marrë plot 175 mijë e 300 euro. Brenda një intervali prej dy orësh e gjysmë, autorët kishin arritur të largoheshin me gjithsej 275 mijë e 300 euro, duke lënë pas nëntë dyer të thyera. Rasti është denoncuar në Polici rreth orës 04:30 të mëngjesit nga Rrustem Pacolli, rreth 48 vjeç. Menjëherë pas raportimit, në objektin e “M-Technologie” kanë zbarkuar njësitë policore të Stacionit Veriu në Prishtinë, ndërsa për shkak të përmasave të vjedhjes, në rast janë angazhuar edhe njësitë përkatëse rajonale. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili e ka cilësuar rastin si “Vjedhje e rëndë”. Hajnat që arritën të largoheshin me afro 300 mijë euro para të gatshme ende nuk janë identifikuar, ndërsa Policia po zhvillon hetimet për kapjen e tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar