Kronikë
Sekuestrohet drogë në Pejë dhe Deçan, tre persona përfundojnë në polici
Reklamë e Sponsorizuar
Aksionet e policisë kundër dukurive negative kanë rezultuar me arrestimin e tre personave në dy ngjarje të ndara në Pejë dhe Deçan. Gjatë këtyre kontrolleve, organet e rendit kanë konfiskuar një sasi prej 11.6 gramësh marihuanë.
Rasti i parë u shënua në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, më 23 nëntor, rreth orës 00:05. Me rastin e kontrollit të dy personave të dyshimtë, zyrtarët policorë gjetën dhe sekuestruan 4.8 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një grinder për bluarje, një thikë si dhe dy telefona celularë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit u dërguan në qendrën e mbajtjes.
Ndërkaq, rasti i dytë është evidentuar në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, po më 23 nëntor, rreth orës 10:00. Gjatë kontrollit ndaj një personi të dyshuar, policia konfiskoi 6.8 gramë marihuanë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari në rastin e Deçanit është liruar, ndërsa hetimet ndaj tij do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: