Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Tragjedia në Fier: Ndahet nga jeta edhe nipi, çon në dy numrin e viktimave të atentatit

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 07:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia në Fier: Ndahet nga jeta edhe nipi, çon në dy numrin e viktimave të atentatit
Bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur të hënën në lagjen “1 Maji” në Fier është rënduar më tej. Jakup Hasani, 47 vjeç, i cili mbeti i plagosur gjatë të shtënave ku humbi jetën xhaxhai i tij, Selami Hasani, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. 47-vjeçari, i cili kishte marrë tre plumba gjatë atentatit, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Fierit. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai ka ndërruar jetë gjatë orëve të natës. Ndërkohë, autoritetet policore dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të dinamikës së këtij krimi. Në kuadër të hetimeve, policia ka gjetur një automjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendngjarja, ndërsa brenda tij janë sekuestruar dy armë zjarri. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Policia e Fierit bëri të ditur: “Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen në lagjen ‘1 Maji’, ku mbeti i vrarë shtetasi S. H. dhe u plagos 47-vjeçari J. H., ju njoftojmë se ky i fundit ka ndërruar jetë gjatë natës në spital. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë ngjarje.”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar