Kronikë
Hajnat vjedhin mbi 275 mijë euro nga dy arka në një lokal në Prishtinë
Reklamë e Sponsorizuar
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lebanë të Prishtinës, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një lokal privat dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 04:33.
Nga dy arka, të dyshuarit kanë arritur të marrin para në vlerë prej 275 mijë e 300 eurosh.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: