Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Përshkallëzohet lufta në Jemen, 25 persona të v*rarë ose të zhdukur nga sulmet ajrore saudite

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 07:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Situata e sigurisë në Jemen është përshkallëzuar, pasi rebelët Huthi pretendojnë se 25 persona janë vrarë ose rezultojnë të zhdukur pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga Arabia Saudite në jugperëndim të vendit. Gjashtë persona të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur. Sipas agjencisë së lajmeve SABA, të lidhur me lëvizjen Ansarallah, avionët luftarakë sauditë kanë goditur disa automjete dhe kamionë në zonën Wadi Mabak, në provincën Lahj. “Numri i viktimave nga sulmet e avionëve sauditë ndaj makinave dhe kamionëve në Wadi Mabak ka shkuar në 25 persona të vrarë ose të zhdukur, ndërsa gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur”, raportoi agjencia. Të njëjtat burime pretendojnë se prania e vazhdueshme e avionëve luftarakë në zonë po pengon operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës. Ndërkohë, zëdhënësi ushtarak i rebelëve Huthi, Yahya Shariah, paralajmëroi të hënën, më 23 nëntor, se sulmet ajrore nuk do të mbeten pa përgjigje, duke kërcënuar me hakmarrje ndaj Arabisë Saudite.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar