Sport
Operacion pranë 'Arena Kombëtare': Arrestohen katër persona, mes tyre gardist dhe dy ushtarakë
Reklamë e Sponsorizuar
Një operacion i zhvilluar nga forcat e posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 në kryeqytet, ka çuar në prangosjen e katër personave që qarkullonin me një automjet të blinduar pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.
Në momentin e ndalimit të mjetit tip “Audi”, efektivët e policisë kanë ushtruar kontroll të detajuar, ku në pjesën e pasme të makinës, brenda një çantë të zezë, është gjetur një armë zjarri pistoletë. Një tjetër armë zjarri i është gjetur gjatë kontrollit fizik drejtuesit të mjetit, shtetasit E. R., 40 vjeç, i cili rezulton të jetë punonjës i Gardës së Republikës.
Në përfundim të procedurave hetimore, policia ka bërë arrestimin në flagrancë të katër personave: E. R. (punonjës i Gardës), I. Sh. (28 vjeç), si dhe dy shtetasve të tjerë, L. M. (42 vjeç) dhe E. S. (46 vjeç), të dy me statusin e ushtarakut. Të katërt akuzohen për veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Krahas armëve të zjarrit, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një fenelinë, e ngjashme me ato që përdoren nga shërbimet policore, e cila dyshohet se mbahej nga 28-vjeçari I. Sh. Lidhur me armën që iu gjet punonjësit të Gardës, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur verifikimet përkatëse.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe dokumentimin ligjor të përgjegjësive për secilin prej të arrestuarve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: