Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Justin Timberlake thyen heshtjen për problemet martesore me Jessica Biel

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 07:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Justin Timberlake thyen heshtjen për problemet martesore me Jessica Biel
Këngëtari i njohur amerikan, Justin Timberlake, ka folur për herë të parë publikisht lidhur me problemet në martesën e tij me aktoren Jessica Biel, në një dokumentar që ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë. Timberlake ka qenë prej vitesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij private, ndërsa marrëdhënia me Biel ka pasur vazhdimisht interesim nga publiku. Në trailerin e dokumentarit të ri, Jessica Biel ka lënë të kuptohet se në martesën e tyre ka pasur çështje që duhet të diskutohen, duke thënë: “Mendoj se duhet t’i sqarojmë disa gjëra”. Nga ana tjetër, Timberlake ka folur me fjalë të ngrohta për bashkëshorten, duke e cilësuar atë si gjënë më të mirë që i ka ndodhur në jetë. Çifti, i cili u martua në vitin 2012 dhe ka dy djem, ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes për shkak të raportimeve mbi vështirësitë në marrëdhënien e tyre. Dokumentari me katër episode do të trajtojë edhe momentet më të vështira të karrierës dhe jetës private të këngëtarit, përfshirë arrestimin e tij në vitin 2024 dhe lidhjen e dikurshme me Britney Spears. Premiera është paralajmëruar për 11 dhjetor në Apple TV.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar