Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Eurodeputeti kroat ia përplas Serbisë në fytyrë: Hapni arkivat e luftës dhe tregoni ku janë të zhdukurit

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 06:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Eurodeputeti kroat ia përplas Serbisë në fytyrë: Hapni arkivat e luftës dhe tregoni ku janë të zhdukurit
Eurodeputeti kroat, Tonino Picula, i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë Serbisë që të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione konkrete lidhur me fatin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kroaci. Përmes një reagimi të ashpër në rrjetin social “X”, Picula ka rikujtuar se Vukovari ishte viktimë e agresionit të regjimit të Slobodan Millosheviqit, një fakt ky i vërtetuar pa asnjë mëdyshje edhe nga gjykatat ndërkombëtare. Duke folur për rezolutën mbi shkatërrimin e Vukovarit, e cila u diskutua në Parlamentin Evropian, ai ka sqaruar se kjo iniciativë nuk ka për qëllim thellimin e ndarjeve të vjetra, por vendosjen e së vërtetës dhe mbylljen e plagëve të luftës që vazhdojnë të jenë të hapura. “Më shumë se 1.700 familje ende presin përgjigje për fatin e të afërmve të tyre të zhdukur”, ka theksuar Picula, duke vënë në pah dhimbjen e vazhdueshme të familjarëve. Sipas eurodeputetit kroat, përballja me të kaluarën është kusht i pashmangshëm i rrugës evropiane, ndërsa kujtimi për Vukovarin duhet të bazohet mbi të vërtetën dhe respektin për të gjitha viktimat. Në përmbyllje të reagimit të tij, Picula ka lëshuar edhe një paralajmërim për sigurinë në kontinent, duke thënë se paqja në Evropë nuk është e garantuar, teksa si shembull të freskët ka përmendur luftën kundër Ukrainës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar