Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Zelensky: Rusia po planifikon sulme të reja ajrore ndaj Ukrainës

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 06:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Zelensky: Rusia po planifikon sulme të reja ajrore ndaj Ukrainës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia po përgatit sulme të reja ajrore ndaj Ukrainës. Sipas tij, informacionet e mbledhura nga shërbimet e inteligjencës ukrainase tregojnë se Moska po bën përgatitje për goditje të tjera nga ajri. Në një videomesazh të publikuar mbrëmjen e së hënës, Zelensky deklaroi se shërbimet e inteligjencës kanë siguruar informacione lidhur me planet e reja ruse, por nuk dha detaje se kur mund të ndodhin sulmet e mundshme, transmeton Euronews. “Shërbimet tona të inteligjencës kanë informacione që lidhen me përgatitjet e rusëve për sulme të reja ajrore”,u shpreh presidenti ukrainas. Zelensky iu drejtua gjithashtu Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, duke rikujtuar se furnizimi i Ukrainës me sisteme të mbrojtjes kundërajrore varet nga vendimet e tyre. Ai theksoi kështu rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit, në një kohë kur Ukraina paralajmëron për kërcënime të reja nga Rusia.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar