Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pjesë e stërvitjes shumëkombëshe në Slloveni

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 06:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pjesë e stërvitjes shumëkombëshe në Slloveni
Efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut morën pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “Clever Ferret 2026”, e zhvilluar në Postojna të Sllovenisë, në kuadër të Nismës Rajonale të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes (DECI). Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, bëri të ditur se në këtë stërvitje, krahas trupave shqiptare, u angazhuan edhe efektivë nga Italia, Hungaria dhe Sllovenia. Sipas Nufit, pjesëmarrja në stërvitje të përbashkëta shumëkombëshe synon rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave, konsolidimin e kapaciteteve operacionale dhe forcimin e gatishmërisë për të vepruar në koordinim me aleatët dhe partnerët. “Përmes angazhimit në stërvitje të përbashkëta shumëkombëshe, Forcat e Armatosura rrisin ndërveprueshmërinë, konsolidojnë kapacitetet operacionale dhe forcojnë gatishmërinë për të vepruar së bashku me aleatët dhe partnerët”, pohoi Nufi. Nufi tha se “pjesëmarrja e efektivëve shqiptarë në Clever Ferret 2026 është dëshmi e profesionalizmit, përgatitjes dhe angazhimit të tyre për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar