Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Inteligjenca artificiale Claude pretendon zgjidhjen e një prej problemeve më të mëdha të matematikës

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 06:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Inteligjenca artificiale Claude pretendon zgjidhjen e një prej problemeve më të mëdha të matematikës
Modeli i inteligjencës artificiale Claude, i kompanisë Anthropic, ka ndihmuar matematikatin Levent Alpöge në hartimin e një prove për Hipotezën e Riemann-it, një prej problemeve më të famshme dhe më të vështira të matematikës, e pazgjidhur prej 167 vitesh. Hipoteza e Riemann-it lidhet me shpërndarjen e numrave të thjeshtë, të cilët pjesëtohen vetëm me numrin 1 dhe me vetveten. Ajo sugjeron se pas shpërndarjes së tyre, që në pamje të parë duket e rastësishme, ekziston një strukturë matematikore e rregullt dhe e fshehur. Zgjidhja e këtij problemi mund të ketë pasoja të rëndësishme edhe përtej matematikës teorike, veçanërisht në teorinë e numrave, kriptografinë dhe zhvillimin e sistemeve kompjuterike, transmeton Euronews. Alpöge ka punuar për muaj të tërë me Claude, duke paraqitur fillimisht një rezultat të pjesshëm në gusht. Ky nuk është projekti i tij i parë i këtij lloji. Në shtator, ai kishte paraqitur gjithashtu një provë të pjesshme për ekuacionet Navier-Stokes dhe Euler, të cilat përshkruajnë lëvizjen e lëngjeve dhe gazeve. Për të verifikuar rezultatet, studiuesi i dorëzoi provat në Lean, një platformë interaktive me burim të hapur që përdoret për kontrollimin formal të provave matematikore. Sipas raportimit, brenda 48 orëve, matematikani i MIT-it, Andrew Sutherland, së bashku me iniciativën Lean FRO/Mathlib, kontrolluan provën dhe nuk identifikuan gabime në verifikimin automatik. Materiali përfshin mbi 17 milionë rreshta kodi, të shpërndarë në më shumë se 175 mijë skedarë, duke e bërë analizimin e plotë të tij një proces kompleks. Megjithatë, prova ende duhet të shqyrtohet dhe konfirmohet nga komuniteti ndërkombëtar i matematikës. Nëse vërtetohet, ky zhvillim mund të shënojë një moment historik për shkencën dhe inteligjencën artificiale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar