Ekonomi
Zvarriten punimet në vendosjen e filtrave që premtojnë më pak ndotje nga TC Kosova B
Reklamë e Sponsorizuar
Publikuar më:
Për shkak të sfidave teknike dhe logjistike, punimet për vendosjen e filtrave të rinj në njësinë B1 të Termocentralit Kosova B nuk do të përfundojmë më 25 nëntor. Këtë e kanë konfirmuar edhe burime të KOHËS brenda zyrës së BE-së në Kosovë. Investimi prej 110 milionë eurosh synon uljen e emetimeve të pluhurit dhe oksideve të azotitMë pak pluhur dhe më pak gazra ndotës pritet të lirohen nga oxhaqet e Termocentralit Kosova B pas modernizimit të sistemit të filtrimit.
Megjithatë, përmirësimet e synuara nuk do të realizohen sipas afatit të planifikuar, pasi punimet nuk do të përfundojnë deri më 25 nëntor, siç ishte përcaktuar me kontratë.
Burime të KOHËS në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë kanë konfirmuar se punimet në njësinë B1 do të vazhdojnë edhe pas kësaj date, për shkak të sfidave teknike, logjistike dhe të zbatimit të projektit.
“Punimet në njësinë B1 kanë nisur në prill të vitit 2026, ndërsa afati kontraktual për përfundimin e tyre është 25 nëntori i vitit 2026. Megjithatë, projekti është përballur me vonesa të ndërlidhura me sfida teknike, logjistike dhe të zbatimit të projektit. Për këtë arsye, punimet që janë aktualisht në zhvillim do të vazhdojnë edhe pas përfundimit të afatit kontraktual”, thuhet në përgjigjen e burimeve të KOHËS në Zyrën e BE-së.
Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës janë duke bashkëpunuar për të gjetur zgjidhjet e nevojshme teknike dhe operative, me qëllim të përshpejtimit të zbatimit të projektit dhe minimizimit të vonesave.
Edhe Arbëri 31 tet 2026Kosova hyn në dimër pa njësinë B1. Njohësit e energjisë druajnë për reduktimeVlera e përgjithshme e investimit është 110 milionë euro. Mirëpo, nga zyra e Bashkimit Evropian kanë njoftuar së fundmi që BE ka ndarë edhe 5.6 milionë euro shtesë.
Kjo shumë i shtohet investimit të përgjithshëm prej rreth 110 milionë eurosh, nga të cilat 87 milionë financohen nga BE-ja, ndërsa pjesën tjetër e mbulon Qeveria e Kosovës.
“BE-ja tashmë ka ndarë edhe 5.6 milionë euro shtesë për sigurimin e pajisjeve të specializuara dhe angazhimin e fuqisë punëtore shtesë, përmes organizimit të punës në ndërrime. Gjithashtu, ka forcuar mbikëqyrjen e zbatimit të kontratës dhe po bashkëpunon nga afër me autoritetet e Kosovës, Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), kontraktorin dhe kompaninë mbikëqyrëse, për t’iu përgjigjur menjëherë sfidave që shfaqen gjatë realizimit të projektit”, kanë thënë burime të KOHËS nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Nëpërmjet këtij investimi sipas kësaj zyre synohet që emetimi i pluhurit të ulet 35 herë, nga 700 në 20 mg/Nm³, ndërsa ai i oksideve të azotit (NOx) katër herë, nga 800 në 200 mg/Nm³.
“Investimi do të zvogëlojë ndotjen e dëmshme të ajrit të shkaktuar nga termocentrali, duke e ulur atë në nivele që janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Gjithashtu, pritet të ketë ulje të ndjeshme të kostove shëndetësore që lidhen me ndotjen, si dhe përmirësim të efikasitetit të termocentralit”.
Edhe Arbëri 10 qer 2026Ejupi: Po shitet si sukses vendosja e filterave në termocentrale që janë paraparë të instalohen në 2021-ënPërveç përmirësimit të cilësisë së ajrit, projekti pritet të ndikojë edhe në sigurinë energjetike të vendit, përmes rritjes së prodhimit të energjisë elektrike dhe zvogëlimit të importeve.
“Me rritjen e pritshme prej 10 për qind të prodhimit të energjisë elektrike, projekti do ta forcojë sigurinë energjetike të Kosovës, do ta zvogëlojë varësinë nga importi dhe do të krijojë mundësi për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë”, ka sqaruar burimi i BE-së.
Njohësi i mjedisit, Ilir Morina, vlerëson se vendosja e filtrave të rinj do të ketë ndikim pozitiv në reduktimin e ndotjes. Megjithatë, ai shpreh shqetësime për jetëgjatësinë dhe mirëmbajtjen e tyre, duke pasur parasysh vjetërsinë e pajisjeve të termocentralit.
“Filtrat normal kanë efekt pozitiv sepse nëse vendosen filtrat e teknologjisë së fundit atëherë ata e kanë të programuar që lejimi i partikulave ose oksideve në ajër të jetë në bazë të normave të direktivave evropiane dhe ligjeve të Kosovës mirëpo fatkeqësia është që makineria është shumë e vjetër e viteve të 80-ta e Kosovës B dhe gjithë ajo makineri jo efikase e joefiçiente që e djegë thëngjillin dhe i duhet mbi 1.7 ton thëngjill për megavat d.m.th. ata filtra janë të stërmunduar dhe mirëmbajtja e tyre varet se si do të shkojë”, ka theksuar Morina.
Morina vlerëson se mungesa e investimeve në kapacitete të reja prodhuese e ka lënë Kosovën prapa në zhvillimin e sektorit energjetik.
Edhe LAJMET E MBRËMJES 4 maj 2026Vetëm dy blloqe aktive, KEK-u nis remontin edhe në bllokun “B2”“Shumë më mirë do të ishte nëse nuk u lejua termocentrali i ri, të ndërtoheshin dy termocentrale të reja se janë harxhuar mbi 1 miliard euro para që kemi ble energji nga vendet fqinje edhe armike, ato pare do të mjaftonin me për të ndërtuar dy termocentrale kështu që jemi shumë mbrapa, jemi shumë keq duke ecur, nuk po shoh një strategji afatmesme as afatshkurtër të qeverisë”, ka thënë ai.
Sipas Zyrës së BE-së, punimet e ngjashme në njësinë B2 janë planifikuar të nisin në prill të vitit 2027.Filtrat në Termocentralin Kosova B1 nuk janë zëvendësuar asnjëherë që nga funksionalizimi i tij, ndërsa në Termocentralin Kosova A ky proces është realizuar në vitin 2012.
Ky aktivitet mbështetet nga projekti “Green Horizons: Mundësimi i Tranzicionit të Drejtë”. Ky projekt është pjesë e Iniciativës Evropiane për Klimën (EUKI) të Ministrisë Federale Gjermane për Mjedisin, Veprimin Klimatik, Ruajtjen e Natyrës dhe Sigurinë Bërthamore (BMUKN
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: