Aktuale
Ushtari i FSK-së pëson lëndime të rënda, konfirmohen thyerje në shtyllën kurrizore
Reklamë e Sponsorizuar
Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pësuar lëndime trupore gjatë ditës së sotme. Pas ofrimit të ndihmës së parë mjekësore, ushtari është dërguar urgjentisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të detajuara diagnostikuese.
Pas vlerësimit fillimtar, pacienti është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm. Drejtori i kësaj klinike, Xhavit Gashi, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të ushtarit, duke konfirmuar se ai ka pësuar lëndime serioze.
“Pacienti ka një unazë të thyer, përkatësisht thyerje në pjesën e shtyllës kurrizore në nivelin e kraharorit. Gjendja e tij për momentin është stabile, ndërsa për nesër janë planifikuar ekzaminime shtesë mjekësore”, deklaroi Gashi, pa dhënë detaje lidhur me rrethanat se si ka ndodhur plagosja.
Sipas informacioneve të deritanishme, incidenti ka ndodhur në fshatin Babaj të Bokës në komunën e Gjakovës. Redaksia ka kërkuar sqarime zyrtare edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës në lidhje me ngjarjen, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk është kthyer asnjë përgjigje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: