Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

32 vite hasmëri, nga vrasja e Enver Isufajt te ekzekutimi i Selami Hasanit, historia e gjakmarrjes në Fier, flet gazetari

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 22:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
32 vite hasmëri, nga vrasja e Enver Isufajt te ekzekutimi i Selami Hasanit, historia e gjakmarrjes në Fier, flet gazetari
Fieri u trondit sot nga një tjetër ekzekutim me armë zjarri. Selami Hasani është vrarë këtë të hënë, në një atentat pranë banesës së tij, ndërsa nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe nipi i tij, Jakup Hasani. Ngjarja rikthen në vëmendje një histori të gjatë përplasjesh dhe gjakmarrjeje, që dyshohet se daton prej vitit 1994, mes Selami Hasanit dhe Arben Isufajt. Një konflikt i shoqëruar ndër vite me vrasje dhe atentate, pasojat e të cilit duket se vijojnë të shënojnë një tjetër kapitull të përgjakshëm. Në emisionin Top Story me Grida Dumën u diskutua mbrëmjen e sotme për këtë ekzekutim mafioz, duke nxjerrë të gjitha vrasjet që kanë ndodhur që nga viti 1994 për shkak të hasmërisë. Pasojat e hasmërisë ndërmjet Arben Isufajt dhe Selami Hasanit: Arben Isufaj bën sherr fizik me Pirro Koçiun dhe kushërinjtë Yzeiri, që njiheshin si pjesë e grupit të Selami Hasanit. Enveri, babai i Isufajt, futet për të sheshuar problemet. Vritet në një bilardo pranë banesës së tij, Enver Isufaj, babai i Arben Isufajt. Në vrasjen dyshohet se kishin marrë pjesë Pëllumb Yzeiraj dhe Vladimir Hasani, vëllai i Selami Hasanit. Ekzekutohet në mes të sheshit, Vladimir Hyseni, vëllai i Selamisë. Ekzekutohet në Spanjë, Pajtim Yzeiri. Ky shtetas dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e babait të Ben Qimes në vitin 1994. Dyshimet për vrasjen në Spanjë u drejtuan tek Julian Isufaj, djali i xhaxhait të Ben Qimes. Julian Isufaj do të ishte viktimë e një atentati brutal në qendër të Fierit. Aksidentalisht vritet edhe kambisti Esat Tare, ndërsa mbetet i plagosur një kalimtar rasti dhe Bledar Kastrati, që shoqëronte Isufajn. Autorë ishin Selami Hasani, Pëllumb Yzeiraj dhe Kujtim Hasanbasha. Vritet Pirro Koçiu në Tiranë. Ben Qimja u arrestua për vrasjen në vitin 2008, pasi një gjurmë gishti u gjet në armën e gjetur. U lirua më vonë. Vritet Selami Hasani, armiku i betuar i Arben Isufajt, në derën e shtëpisë së tij. Plagoset nipi, Jakup Hasani. Ndërkohë gazetari Eraldo Harlicaj, i ftuar në Top Story, u shpreh se vrasja e Selamisë në shtëpi, tregon se ka qenë i monitoruar. “Vrasja në shtëpi tregon se ka qenë i monitoruar. Është afruar një makinë që kanë dalë dy vrasës, e kanë qëlluar për vdekje. Kanë patur informator, nga oborri i shtëpisë te rrugica. Logjikisht është e parapërgatitur. Kanë informatorë në zonë që monitorojnë lëvizjet e kundërshtarëve. Është tregues force kur e vret në shtëpi. Kanë gjetur 10 gëzhoja. Edhe nipi ka marrë 4 plumba, fatmirësisht operacioni ka dalë me sukses. Pista e vetme e policisë, deri në këto momente, hakmarrje me Arben Isufajn, i njohur si Ben Qimja”, tha gazetari. Sipas Harlicajt, Hasani kishte fuqi ekonomike, kjo është edhe arsyeja përse policia ka qenë e vakët. “Edhe protagonistët, që janë të fortë ekonomikisht, nuk i denoncojnë çështjet, sepse dinë shumë mirë se nga kush i vijnë problemet. I vetmi politikan që ka folur për lidhjet e bandave të Fierit me politikën ka qenë ish-kryetari i PS në Fier, Petro Koçi, që tregonte vështirësinë për të punuar në atë qytet për shkak të ndërhyrjeve të këtyre emrave të fuqishëm në këtë qytet”, tha ai. Ish-prokurori Eguen Beci u shpreh se në çdo qytet ka kështu ndërhyrjesh, por ndryshe nga çdo qytet tjetër, nuk goditen. “Edhe çështjet që i hapen me gjykatat, i zgjidhin pa bujë dhe pa zhurmë”,tha Beci.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar