Politikë
VV mban mbledhje me drejtuesit e Qendrave, fokusi te zgjedhjet e brendshme
Reklamë e Sponsorizuar
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e Qendrave të saj në Kosovë, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe çështjet organizative të subjektit.
Në takim kanë marrë pjesë kryetari i VV-së, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Sekretari Organizativ, Alim Rama, kryetarja e organizatës Gratë për Vetëvendosje!, njëherësh kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe Koordinatori i Rinisë për Vetëvendosje, Libron Kelmendi.
Sipas njoftimit të VV-së, një pjesë e rëndësishme e diskutimeve i është kushtuar procesit të zgjedhjeve të brendshme, të shpallura më 1 nëntor me vendim të Këshillit të Përgjithshëm.
Ky proces pritet të përmbyllet brenda gjashtë muajve, ndërsa Qendrat e Lëvizjes tashmë kanë nisur përgatitjet, përfshirë hartimin e kalendarëve zgjedhorë dhe përditësimin e listave të anëtarësisë.
Në njoftim thuhet se zgjedhjet e brendshme shihen si mundësi për fuqizimin e organizatës, përfshirjen e gjeneratave të reja dhe profesionistëve, si dhe rritjen e pjesëmarrjes aktive në jetën politike dhe organizative.
Sipas VV-së, procesi do të zhvillohet në lagje dhe fshatra të komunave në të gjithë Kosovën, me synimin për të forcuar lidhjen ndërmjet strukturave të organizatës dhe qytetarëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: