Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Endrick jashtë fushës për disa javë për shkak të një lëndimi

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 22:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Endrick jashtë fushës për disa javë për shkak të një lëndimi
Sulmuesi i Real Madrid, Endrick Felipe, do të mungojë për disa javë për shkak të një lëndimi në kofshën e djathtë, ka njoftuar të hënën klubi spanjoll. Sipas mediave spanjolle, braziliani pritet të jetë jashtë fushave për dy deri në tri javë. Real Madrid të martën do të përballet me PSV Eindhoven në Champions League, ndërsa Endrick rrezikon të mungojë edhe në ndeshjet ndaj Alaves, Real Sociedad, Athletic Bilbao, Arsenal dhe OsasunA. Endrick është aktivizuar si zëvendësues në katër ndeshjet e fundit të Real Madrid. Këtë sezon, ai ka regjistruar një gol dhe një asistim në tetë paraqitje. Përveç tij, Real Madrid vazhdon të ketë probleme me lëndime edhe te Ferland Mendy, Raul Asencio dhe Rodrygo Goes, të cilët gjithashtu janë jashtë fushës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar