Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: “Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!”

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 21:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Monologu emocionues i vëllait të Jakup Krasniqit: “Jakup ti erdhe, unë nuk munda me të përqafu, nuk ma hapën derën!”
Publikuar më: “Jakup, që tri ditë po vij te kjo derë. Tri ditë po pres me ta pa fytyrën, me ta ni zanin, me të përqafu. Kjo derë dikur hapej pa trokitë. Por sot, për me hi në shtëpinë tem, duhet me kërku leje”. Kështu e nisi monologun në Fiks Fare, Daut Krasniqi, 87 vjeç, vëllai i Jakup Krasniqit, i dënuar disa javë më parë padrejtësisht nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai priti me bastun në dorë prej më shumë se 72 orësh, për të takuar vëllanë, i cili shkoi në Kosovë për shkak të sëmundjes së bashkëshortes. “Thuaji atij që sot e quan veten zot të kësaj shtëpie se unë nuk jam i huej. Me ty kam pi të njëjtin gji të nanës, në të njëjtin djep jemi përkundë, bukën e kemi nda përgjysmë. Teshat e mia i ke veshë ti, e të tuat unë. Jam Dauti, Jakup. Vëllai yt!” Ai tregoi në Fiks Fare përjetimet gjatë orëve para banesës së Jakupit. “Kur isha te porta, përfytyrova flokët e tu, fytyrën dhe zanin që dikur më thërriste. Deshta veç me të kapë për qafe e me të thanë: ‘Qysh je, bre vëlla?’. Por u largova, me zemrën copë. Jo pse nuk deshta me të pa, por pse nuk deshta me të sjellë telashe. Due veç me të pa, me ta shtrëngue dorën ,nuk due që vitet e fundit të jetës sime të kalojnë pa ta dhanë edhe një përqafim” tha Dauti, me zërin që i dridhej dhe me lot në sy. Në fund, ka një tjetër mesazh për vëllanë. “Unë kam me të pritë, vëlla edhe pse jam 87 vjeç”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar