Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Demiri dhe Çeku zotohen për bashkëpunim në fushën e arsimit

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 21:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Demiri dhe Çeku zotohen për bashkëpunim në fushën e arsimit
Ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri, zhvilloi takim pune me Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hajrullah Çeku. Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me avancimin e arsimit në gjuhën boshnjake, përmirësimin e kushteve të mësimdhënies, sigurimin e teksteve shkollore dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet arsimore të Bosnjës dhe Hercegovinës. Po ashtu, u trajtuan çështjet e mbështetjes financiare për tekstet shkollore në gjuhën boshnjake dhe turke, përmirësimit të legjislacionit në fushën e arsimit, si dhe krijimit të mundësive të barabarta për studentët e komuniteteve joshumicë. Në kuadër të takimit u diskutuan edhe shqetësimet lidhur me mundësinë e mbylljes së disa shkollave fillore në komunën e Prizrenit, duke theksuar rëndësinë e garantimit të qasjes së barabartë në arsim. Ministri Demiri ritheksoi përkushtimin për avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Në përfundim, palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në adresimin e çështjeve të diskutuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar