Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Raya pritet të mungojë ndaj Dortmund, Arteta jep lajme pozitive

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 21:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Raya pritet të mungojë ndaj Dortmund, Arteta jep lajme pozitive
Portieri i Arsenalit, David Raya, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës kundër Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve, pasi vazhdon të ketë probleme me shpatullën. Megjithatë, trajneri Mikel Arteta ka dhënë sinjale pozitive për gjendjen e tij, duke thënë se lëndimi nuk duket aq serioz sa ishte menduar fillimisht. Raya mungoi në stërvitjen e hapur të Arsenal të hënën, një ditë para përballjes me skuadrën gjermane në stadiumin “Emirates”. Portieri tridhjetë e një vjeçar u lëndua gjatë barazimit 2:2 ndaj Newcastle United të shtunën. Ai është detyruar të largohet nga fusha në minutën e shtatëdhjetë, pas një përplasje me sulmuesin William Osula. Raya është zëvendësuar nga Kepa Arrizabalaga dhe është larguar nga loja duke mbajtur krahun e majtë, në shenjë dhimbje. “Fatkeqësisht, ai nuk është i gatshëm për nesër, por lëndimi nuk duket shumë serioz”,ka deklaruar Arteta në konferencën për media para ndeshjes. “Nevojiten edhe disa ekzaminime të tjera, por lajmet janë inkurajuese. Duke parë dhimbjet që kishte menjëherë pas aksionit, të gjithë ishim të shqetësuar, por gjendja e tij duket më e mirë nga sa prisnim”,ka shtuar trajneri spanjoll. Arteta ka bërë të ditur se operacioni nuk është i nevojshëm, gjë që ishte shqetësimi kryesor i klubit, pasi një ndërhyrje e tillë mund ta mbante portierin jashtë fushave për disa muaj. Megjithatë, ende nuk dihet se kur do të rikthehet në fushë. Në stërvitjen e së hënës kanë marrë pjesë portierët rezervë Kepa Arrizabalaga dhe francezi Illan Meslier. Arteta nuk ka treguar se cili prej tyre do ta zëvendësojë Rayën në ndeshjen kundër Dortmund.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar