Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Picula: Serbia të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione për të zhdukurit

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 21:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Picula: Serbia të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione për të zhdukurit
Eurodeputeti kroat Tonino Picula ka kërkuar nga Serbia hapjen e arkivave të luftës dhe dhënien e informacioneve konkrete për personat e zhdukur gjatë luftës në Kroaci. Në një reagim në rrjetin social X, Picula ka thënë se Vukovari ishte viktimë e agresionit të regjimit të Slobodan Millosheviqit, gjë që, sipas tij, është vërtetuar pa mëdyshje edhe nga gjykatat ndërkombëtare. Ai ka folur për rezolutën mbi shkatërrimin e Vukovarit, për të cilën është diskutuar në Parlamentin Evropian, duke theksuar se ajo nuk synon thellimin e ndarjeve të vjetra, por kontributin në përcaktimin e së vërtetës dhe mbylljen e plagëve të luftës që vazhdojnë të jenë të hapura. Picula ka theksuar se më shumë se 1.700 familje ende presin përgjigje për fatin e të afërmve të tyre të zhdukur. Ai ka shtuar se përballja me të kaluarën është pjesë e rrugës evropiane dhe se kujtimi për Vukovarin duhet të mbetet i bazuar në të vërtetën dhe respektin për të gjitha viktimat. Në fund, eurodeputeti kroat ka paralajmëruar se paqja në Evropë nuk është e garantuar, duke përmendur edhe luftën kundër Ukrainës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar