Kronikë
Reshjet e para të borës në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes në trafik
Reklamë e Sponsorizuar
Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit rrugor, pas reshjeve të para të borës në Brezovicë, Prevallë, Jezerc dhe zona të tjera malore të rajonit.
Policia ka paralajmëruar për mundësinë e krijimit të ngricave dhe rrëshqitjes në rrugë, duke u rekomanduar shoferëve që ta përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës.
Po ashtu, drejtuesve u është kërkuar të mbajnë distancë të sigurt ndërmjet automjeteve dhe të shmangin frenimet e menjëhershme.
Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, është duke u mbajtur kontakt i vazhdueshëm me kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve në rajon.
Policia ka rikujtuar gjithashtu se nga 15 nëntori deri më 15 mars, përdorimi i gomave dhe pajisjeve dimërore është i obligueshëm për të gjitha automjetet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: