Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

​Ngjarjet e datës 24 nëntor

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 21:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Ngjarjet e datës 24 nëntor
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), në bashkëpunim me SIGMA/OECD, organizon takim ndërinstitucional me temën “Hapat e ardhshëm të Grupit Ndërinstitucional për Prokurimin Publik”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 08:50) Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me Dirk Schuebel, ambasador i Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 09:45) Dita e dytë e konferencës ndërkombëtare “Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve dhe vullnetarizmi edukativ. (Hotel Swiss Diamond, Prishtinë, ora 9:45) Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes, ora 10:00) Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “Performanca institucionale dhe perceptimi qytetar për sistemin e drejtësisë”. (Hotel “Swiss Diamond”, salla Ulpiana, Prishtinë, ora 10:00) Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion shqyrton raportin vjetor të punës së Zyrës së Rregullatori për Energji (ZRRE) për vitin 2025; Të ftuar: Bordi i ZRRE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00) Komisioni për Shëndetësi diskuton raportin me shkrim të Bordit të SHSKUK-së, lidhur me listat e pritjes në institucionet e kujdesit dytësor dhe tretësor shëndetësor, furnizimin me barna nga lista esenciale gjatë viti 2026 dhe furnizimin me pajisje medicinale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00) Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës për emërtimin e rrugës “Frank G. Wisner”. (Kuvendi Komunal Prishtinë, ora 10:00)Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me familjen e Frank G. Wisnerit, do të shpalosin pllakën me emrin e rrugës. (Lokacioni i ceremonisë: https://maps.app.goo.gl/NSGFjbhpuMEuewB56?g_st=iw ora 11:00) Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë hapin ekspozitën “Në gjurmët e historisë dhe kujtesës”, kushtuar 80-vjetorit të pushkatimit të Marie Shllakut, At Bernard Llupit, Kolë Parubit dhe Gjergj Martinit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 11:00) Komisioni për Administratë Publike shqyrton listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 11:00) Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2027, sipas fushëveprimit; shqyrtimi i vendimit të Presidentes së Kosovës për kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:30) Komisioni për Arsim dhe Shkencë shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2027, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 12:00) Komisioni për Mjedis shqyrton raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2025, e ftuar Fitore Pacolli-Dalipi, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00) Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00) Ambasada e Shqipërisë organizon pritje me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 82-vjetorit të Çlirimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar