Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Komisioni Evropian konfirmon mungesën e Çupiqit në samitin e Brukselit

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 21:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Komisioni Evropian konfirmon mungesën e Çupiqit në samitin e Brukselit
Komisioni Evropian konfirmon mungesën e Çupiqit në samitin e Brukselit, Serbia ende pa përfaqësues Komisioni Evropian ka konfirmuar se Aleksandar Çupiq, kryetar i Kuvendit dhe ushtrues detyre i presidentit të Serbisë, nuk do të marrë pjesë në Samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 25 nëntor në Bruksel. Në një përgjigje me shkrim për televizionin N1, zëdhënësi i Komisionit Evropian ka bërë të ditur se Çupiq e ka njoftuar institucionin se nuk do të mund të marrë pjesë në këtë takim. Megjithatë, Komisioni Evropian nuk ka bërë të ditur se kush do ta përfaqësojë Serbinë në samit. Ndërkohë, Çupiq ka shpjeguar në një intervistë për televizionin publik serb RTS se vendimin për të mos udhëtuar në Bruksel e ka marrë për shkak të vazhdimit të seancës së Kuvendit të Serbisë, të planifikuar për të martën. Ai ka thënë se në rendin e ditës kanë mbetur edhe pesë pika të papërfunduara dhe se do të ishte e papërgjegjshme të largohej nga vendi pa përfunduar punët parlamentare. Çupiq ka përmendur gjithashtu se Serbia ndodhet në një situatë të ndërlikuar institucionale, pasi qeveria dhe ministrat janë në mandat teknik. Sipas tij, nuk do të ishte serioze të merrte pjesë në një samit ndërkombëtar pa përgatitjet e nevojshme, duke qenë se në detyrën e re ka ardhur vetëm pak ditë më parë. Në përgjigjen për N1, Komisioni Evropian ka theksuar se përfaqësuesit e tij, së bashku me Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe përfaqësuesin special të BE-së, Peter Sørensen, tashmë janë takuar me përfaqësues të Listës Studentore, përfshirë Çupiqin. Komisioni ka rikujtuar edhe takimin e komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, me përfaqësuesit e kësaj liste më 2 nëntor, duke theksuar gatishmërinë e BE-së për të bashkëpunuar me udhëheqjen e re të Serbisë dhe për të avancuar reformat në rrugën drejt anëtarësimit në Union. Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 25 nëntor në Bruksel dhe në mesin e temave kryesore pritet të jenë integrimi evropian i rajonit, bashkëpunimi rajonal, çështjet e hapura dhe situata gjeopolitike e e sigurisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar