Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Ambasadori Agron Bajrami merr pjesë në seancat gjyqësore për vrasjen e Enver Hadrit në Belgjikë

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 20:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ambasadori Agron Bajrami merr pjesë në seancat gjyqësore për vrasjen e Enver Hadrit në Belgjikë
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka marrë pjesë në seancat gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Nivelles, në kuadër të procesit për vrasjen e veprimtarit të të drejtave të njeriut, Enver Hadri. Hadri u vra në Bruksel më 25 shkurt 1990, ndërsa, sipas drejtësisë belge, atentati ndaj tij ishte organizuar dhe kryer nga shërbimet sekrete jugosllave. Gjatë pjesëmarrjes në seanca, ambasadori Bajrami shprehu solidaritetin e Republikës së Kosovës me familjen Hadri dhe përfaqësuesit e saj ligjorë, të cilët prej dekadash kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të përgjegjësisë për vrasjen. “Enver Hadri u vra për veprimtarinë e tij dhe për angazhimin e palëkundur në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës. Vrasja e tij ishte pjesë e politikës shtypëse të Beogradit ndaj Kosovës, e cila nuk përfundoi në vitin 1990. Ajo vazhdoi me krimet e rënda gjenocidale, përfshirë krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të kryera gjatë viteve 1998–1999, ndërsa vazhdon të manifestoj politikën e njejtë edhe sot përmes mohimit të këtyre krimeve”, thuhet në njoftim. Sipas ambasadorit, fakti që institucionet e drejtësisë belge vazhdojnë ta trajtojnë këtë çështje, më shumë se 36 vjet pas vrasjes, dëshmon rëndësinë e kërkimit të drejtësisë pavarësisht kohës së kaluar. “Fakti që institucionet e drejtësisë belge vazhdojnë ta trajtojnë këtë çështje, më shumë se 36 vjet pas vrasjes, dëshmon rëndësinë e këmbënguljes në kërkimin e drejtësisë, pavarësisht kohës së kaluar. Kosova i shpreh mirënjohjen Belgjikës për përkushtimin dhe vendosmërinë në këtë proces. Drejtësia për Enver Hadrin dhe familjen e tij mbetet një çështje e ndërgjegjes, e përgjegjësisë dhe e drejtësisë që nuk njeh afate kohore”,thuhet në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar