Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Arben Gashi kujton Xhemajl Mustafën: Autorët e vrasjes ende nuk janë përballur me drejtësinë

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 20:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Arben Gashi kujton Xhemajl Mustafën: Autorët e vrasjes ende nuk janë përballur me drejtësinë
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka kujtuar gazetarin dhe veprimtarin politik Xhemajl Mustafa, në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Përmes një postimi, Gashi ka thënë se përkujtimet janë të dhimbshme, sidomos kur bëhet fjalë për vrasje të figurave politike, autorët e të cilave ende nuk janë përballur me drejtësinë. Ai e ka cilësuar Mustafën si njeri të urtë në mendime, të vendosur në veprime dhe të mprehtë në shkrime, duke vlerësuar kontributin e tij intelektual dhe shoqëror. “Përkujtimet janë gjithmonë të dhimbshme, e veçanërisht kur lidhen me vrasjen e padrejtë të figurave politike që i mungojnë shoqërisë dhe vendit, ndërsa autorët e këtyre vrasjeve ende nuk janë përballur me drejtësinë dhe nuk kanë marrë dënimin e merituar. Sot kujtojmë Xhemail Mustafën, njeriun e urtë në mendime, të vendosur në veprime dhe të mprehtë në shkrime. Një intelektual që la gjurmë me fjalën, qëndrimin dhe përkushtimin e tij”– shkruan ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar