Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Besa e Gjakut dhe e Tokës!

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 20:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Besa e Gjakut dhe e Tokës!
Zgjimi i Një Kombi të pandarë është Bashkimi në Një Shtet të vetëm Viabël Shqiptar. Jo më zgjedhje apo dëshirë, por është Domosdoshmëri për fuqi dhe qetësi! I krijoi I Madhi Zot trojet tona në (Gadishullin Ilirik) si një tërësi të bekuar, të lidhur natyrshëm nga gjuha, gjaku dhe toka. Për breza me radhë, bashkimi ynë u ruajt si një ëndërr e shenjtë në amanetin e Gjergj Kastriotit dhe vargjet e Rilindjes. Sot, bashkimi ynë në një shtet të vetëm e të qëndrueshëm nuk është më thjesht zgjedhje apo dëshirë, por është domosdoshmëri për fuqi, qetësi dhe mbijetesë. Koha nuk ka mëshirë për kombet e ndara. Shtetet e vogla, me kufij që presin në mes të njëjtin trup e të njëjtën shtëpi, e kanë të vështirë të mbahen në këmbë dhe po zbrazen nga rinia që ikën në mërgim. Pyetja sot nuk është më a duam të bashkohemi, por a mund të rrojmë më të ndarë. Një shtet i bashkuar shqiptar do të thotë punë dhe treg i përbashkët, pasuri natyrore e dete të vëna në shërbim të gjithë kombit dhe zë i fortë që e respekton e gjithë bota. Edhe pse disa thonë se do të bashkohemi kur të hyjmë në Evropë dhe përmes miqësisë mes Tiranës e Prishtinës, një e vërtetë nuk luhatet: koha e pritjes me duar kryq ka mbaruar. Ne ishim një popull i bashkuar para se të na ndanin qëllimisht në (Gadishullin tonë Ilirik). Sot duhet të sillemi si një komb i zgjuar që ngre sërish shtëpinë e vet të Bashkuar Natyrale, në një atdhe të sigurt, të begatë e të fortë, ku fëmijët tanë të zgjedhin të rrojnë me nderë në tokën e vetë, e jo të marrin rrugët e botës. Dhe për fund: koha nuk i pret ata që tremben nga fati i tyre. Thirrja e të parëve dhe e ardhmja e fëmijëve tanë bashkohen sot në një fjalë të vetme: një shtet i bashkuar, i fortë dhe i pandarë shqiptar, që sjell fuqi dhe qetësi për të gjithë. Le të jemi ne brezi që nuk mjaftohet më vetëm me këngët për lavdinë e vjetër, por që merr guximin ta ndërtojë vetë të ardhmen e bashkuar
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar