Kronikë
Elshani sqaron bllokimin e kamionëve në kufirin me Maqedoninë e Veriut
Reklamë e Sponsorizuar
Drejtori i Departamentit të Kufirit në Policinë e Kosovës, Veton Elshani, ka folur lidhur me kolonat e gjata të kamionëve në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Elshani ka bërë të ditur se arsyeja e pritjeve të gjata është kontrolli më i detajuar që po u bëhet kamionëve në terminale.
Sipas tij, kontrollet janë duke u realizuar vetëm për kamionët, gjë që ka shkaktuar pritje dhe kolona të gjata, ndërsa automjetet e tjera nuk po përballen me të njëjtën situatë.
Ndryshe, më herët një shofer kamioni kishte raportuar për TËVË1 se së bashku me qindra shoferë të tjerë po prisnin prej më shumë se dhjetë orësh në kufi, me një kolonë që, sipas tij, arrinte rreth shtatë kilometra.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: