Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

PSG – Roma, ndeshje me rrezik, mobilizohen forca të shumta policore

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 20:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
PSG – Roma, ndeshje me rrezik, mobilizohen forca të shumta policore
Autoritetet franceze kanë rritur nivelin e gatishmërisë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Romës, e cila zhvillohet të mërkurën, nga ora 21:00, në stadiumin “Parc des Princes” në Paris. Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, takimi është vlerësuar me nivelin e rrezikut tre nga pesë, për shkak të mundësisë së përplasjeve ndërmjet tifozëve dhe prishjes së rendit publik. Shqetësimet lidhen veçanërisht me marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet tifozëve të Romës dhe atyre të Paris Saint-Germainit. Sipas “L’Equipe”, vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe pranisë së tifozëve të Napolit, të cilët kanë marrëdhënie të afërta me grupin ultras të PSG-së, “Collectif Ultras Paris”, ndërsa kanë raporte të tensionuara me tifozët e Romës. Për arsye sigurie, autoritetet franceze kanë vendosur që në stadium të lejohen maksimumi 1.500 tifozë të Romës. Kjo shifër është më e ulët se kapaciteti i sektorit të mysafirëve në “Parc des Princes”, i cili mund të pranojë pak më shumë se 2000 tifozë. Për mbarëvajtjen e ndeshjes dhe sigurinë në zonat përreth stadiumit është kërkuar angazhimi i pesë njësive të policisë së trazirave ose xhandarmërisë. Secila njësi përbëhet nga gjashtëdhjetë deri në tetëdhjetë pjesëtarë. Këto forca do t’i bashkohen edhe pjesëtarëve të policisë së Parisit, të cilët tashmë janë mobilizuar për këtë takim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar