Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Kosova kërkon avancim në procesin e anëtarësimit në BE

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 19:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kosova kërkon avancim në procesin e anëtarësimit në BE
Në një takim me përfaqësues të Komisionit Evropian (DG ENEST) dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, Kryenegociatori Jeton Zulfaj diskutoi për ecurinë e zbatimit të reformave me afat deri në dhjetor të këtij viti, përfshirjen e Kosovës në mekanizmat e BE-së në kuadër të anëtarësimit gradual, si dhe përgatitjet për instrumentin e ri financiar të BE-së, Global Europe. Vëmendje e veçantë iu kushtua zbatimit të Agjendës së Reformave në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, ecurisë së projekteve infrastrukturore të financuara nga BE-ja dhe forcimit të kapaciteteve institucionale për menaxhimin dhe zbatimin e fondeve evropiane. Në takim u diskutua gjithashtu për avancimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, përfshirë statusin e vendit kandidat, si dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në mekanizmat dhe programet e Bashkimit Evropian. Gjatë takimit u trajtuan edhe vlerësimet e Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 dhe rëndësia që përparimi i arritur në reforma të reflektohet në mënyrë të drejtë në procesin e anëtarësimit në BE. Kryenegociatori Zulfaj ritheksoi përkushtimin e Kosovës për vazhdimin e reformave dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me institucionet e BE-së për avancimin e procesit të anëtarësimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar