Sport
Desire Doué dëmtoi rëndë gjurin, por evitoi grabitjen e banesës, policia arreston keqbërësit
Reklamë e Sponsorizuar
Mbrëmja e së shtunës mund të kishte përfunduar akoma më keq për futbollistin e Paris Saint Germainit, Desiré Doué.
Ndërsa sulmuesi ishte në fushën e lojës në ndeshjen me Nice, që skuadra e tij fitoi 3-2 dhe ku ai pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit, një grup prej 3 personash tentuan të hyjnë në banesën e tij.
Për fatin e mirë të futbollistit, keqbërësit u pikasën dhe u ndaluan nga një grup agjentësh të Policisë.
Gjithsesi, talenti i PSG përjetoi momente paniku në momentin që u kthye dhe gjeti patrullën e policisë në hyrje të banesës së tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: