Politikë
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton pesë vendime
Reklamë e Sponsorizuar
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime, përfshirë emërimin e Luan Dalipit në pozitën e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksporte.
Miratuar kërkesën për qiradhënie të hapësirave/zyrave të cilat gjenden në kuadër të Terminalit Doganor Hani i Elezit dhe shtrihen në parcelën, zona kadastrale Hani i Elezit, Komuna Hani i Elezit, sipas kërkesës nga Dogana e Kosovës, në kohëzgjatje prej 36 muajsh.
Miratuar Raportin për Vlerësimin Ex-Post të Ligjit Nr. 08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.
Miratuar në parim Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.
Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për tjetërsimin/shitjen e automjeteve zyrtare, të cilat janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Miratuar vendimin për emërimin e Luan Dalipit në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Investime dhe Eksporte.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: