Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Hoti takohet me ministrin kroat Tomo Medved, diskutojnë për bashkëpunimin dhe personat e zhdukur

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 19:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Hoti takohet me ministrin kroat Tomo Medved, diskutojnë për bashkëpunimin dhe personat e zhdukur
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka takuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin kroat të Veteranëve, Tomo Medved, me të cilin ka diskutuar për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të luftës, mbrojtjen e trashëgimisë historike dhe të drejtat e kategorive të luftës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoti ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. Ai ka vlerësuar kontributin e shqiptarëve në luftën për çlirimin e Kroacisë, duke e cilësuar atë si pjesë të rëndësishme të historisë së përbashkët dhe një lidhje të fortë miqësie ndërmjet dy popujve. Hoti ka theksuar se vëmendje të veçantë i është kushtuar modelit kroat të memorializimit, përfshirë Qendrën Memoriale të Vukovarit, si përvojë që mund t’i shërbejë Kosovës në dokumentimin, ruajtjen dhe promovimin e historisë së luftës çlirimtare. Në këtë takim, ministri Hoti ka përkujtuar edhe Xhelal Hajdën – Tonin dhe Selajdin Mullabazin – Micin, nga Rahoveci, të cilët fillimisht kontribuuan në luftën për lirinë e Kroacisë, ndërsa më pas ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës. Ai ka falënderuar ministrin Medved për respektin që shteti kroat vazhdon të tregojë ndaj tyre dhe familjeve të tyre. Një tjetër çështje e diskutuar ishte ajo e personave të zhdukur, me ç’rast, sipas Hotit, është arritur pajtimi për konkretizimin e bashkëpunimit përmes një marrëveshjeje ndërmjet ministrive përkatëse të të dyja shteteve. Në fund, Hoti e ka falënderuar Medvedin për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Kosovës, duke e ftuar atë për vizitë zyrtare në vendin tonë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar