Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Qeveria emëron komisionin për përzgjedhjen e drejtorit të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 19:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Qeveria emëron komisionin për përzgjedhjen e drejtorit të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë pesë vendime për emërime. Në mesin e tyre është edhe emërimi i Komisionit ad hoc për Vlerësimin Profesional për pranimin në pozitën e lartë drejtuese të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit. Komisioni do të përbëhet nga pesë anëtarë: Naim Gashi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, kryesues; Naim Bardiqi, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, anëtar; Venera Çerkini, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare; Ahmet Gashi, ushtrues detyre i udhëheqësit të Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, anëtar; Besnik Aliu, ekspert i jashtëm, anëtar. Komisioni do të jetë përgjegjës për vlerësimin profesional të kandidatëve për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të kësaj agjencie.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar