Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Reshje bore në Prevallë dhe Bjeshkët e Rugovës, Ministria apelon për kujdes në trafik

Redaksia Lajmetereja • 23-11-2026 19:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Reshje bore në Prevallë dhe Bjeshkët e Rugovës, Ministria apelon për kujdes në trafik
Reshjet e para të borës kanë filluar në zonat malore të Kosovës, përfshirë Prevallën dhe Bjeshkët e Rugovës. Përmes një njoftimi, Ministria ka apeluar te drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në segmentet rrugore ku mund të krijohen ngrica. Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren 24 orë në ditë dhe të gatshme për pastrimin e borës dhe trajtimin e ngricave, varësisht nga gjendja e rrugëve. Ministria u ka rikujtuar shoferëve se pajisjet dimërore janë të detyrueshme nga 15 nëntori deri më 15 mars. Gjithashtu, drejtuesve të automjeteve u është bërë thirrje që para nisjes të kontrollojnë gjendjen e gomave, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancë më të madhe dhe të shmangin frenimet e menjëhershme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar